BOTA

Ekstradohet në SHBA një anëtar kyç i kartelit Sinaloa, El Nini ‘ushtar’ i djemve të mbretit të drogës El Chapo

11:01 - 27.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasësi kryesor i kartelit Sinaloa është ekstraduar në SHBA nga Meksika.




Prokurorët pretendojnë se Nestor Isidro Perez Salas, i njohur si El Nini, ose Slacker, ishte një “vrasës kryesor” që punonte për djemtë e mbretit të drogës Joaquin Guzman, i njohur nga të gjithë si El Chapo.

Ai kërkohej në SHBA për trafik droge dhe armësh, akuza të cilat i mohon.

Zyrtarët amerikanë kishin ofruar një shpërblim prej 3 milion dollarësh, për informacionin që të çonte në kapjen e tij.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland pretendon se El Nini ishte pjesë e prodhimit dhe shitjes së fentanylit nga karteli Sinola, një opioid sintetik vdekjeprurës , në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur pas ekstradimit të shtunën, Garland pretendoi se El Nini ishte një nga vrasësit kryesorë të kartelit , ose vrasës me pagesë.

El Nini “ishte përgjegjës për vrasjen, torturimin dhe rrëmbimin e rivalëve dhe dëshmitarëve që kërcënuan ndërmarrjen kriminale të kartelit të trafikut të drogës,” tha Garland.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.