BLUETOOTH

Eros Grezda zbulon për herë të parë portretin e djalit në 1-vjetorin e lindjes! A i bashkoi ditëlindja e të birit futbollistin dhe Ajsel Abazin pas ndarjes?!

12:18 - 27.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Djali i futbollistit të njohur Eros Grezda, Kian ka festuar 1 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë kaq të veçantë për të birin nuk kishte sesi të mungonte një urim nga Grezda, i cili gjithashtu ka bërë publik për herë të parë imazhin e vogëlushit.




“Gëzuar ditëlindjen e parë, çdo gjë e imja”- ka shkruar futbollisti krahas fotos me të birin.

Ditëlindja e djalit të tyre, Kian bëri bashkë futbollistin dhe ish-partneren e tij Ajsel Abazi.

Këtë vërtetojnë fotot nga festa e organizuar për përvjetorin e lindjes së vogëlushit që ish-çifti kanë publikuar në rrjetet sociale.

Dyshja i dhanë fund martesës së tyre disa muaj pas ardhjes në jetë të djalit të tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur Ejsel Abazi me anë të një postimi në Instagram, ku ndër të tjera tha se me futbollistin nuk e lidhte më asgjë, përveç djalit të tyre.

Po ashtu ish partnerja e Eros Grezdës kërkon mirëkuptimin e të gjithëve dhe të kursejnë komentet pasi, siç shkruan ajo “bëhet fjalë për një fëmijë të vogël në mes”.

“Mos paragjykoni- thotë Ajsel- pa i ditur rrethanat dhe arsyet që çuan në këtë vendim”.

Reagimi i Ajsel:

“E marr shume shpesh ketë pyetje dhe sot po vendos ti përgjigjem.

Po, është e vërtetë qe unë dhe Erosi nuk jemi më bashke. Mua dhe Erosin tashme na lidh vetëm djali ynë Kian, as edhe një gjë me tepër. Ky është nje vendim i ndërmarrë për te mirën e djalit.

Do ju lutesha te kurseheshit me komentet pasi behet fjale për një fëmije te vogël ne ketë mes, dhe do ju lutesha te mos paragjykonit pa i ditur rrethanat dhe arsyet qe çuan ne kete vendim. Faleminderit”, shkruan Ajsel.

Futbollisti Eros Grezda e mohoi lajmin për ndarje që pak kohë më parë qarkulloi në media. Të njohur të tyre thanë në ato kohë se ndarja kishte një sfond tradhtie.

Kujtojmë që në janar të vitit 2023, Grezda dhe partnerja e tij u martuan në fshehtësi, ndërsa disa muaj më pas ata u bënë prindër për herë të parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.