BLUETOOTH

“Jam shumë e emocionuar!”- Fitoi çmimin prestigjioz në Festivalin e Filmit në Kanë, reagimi i Selena Gomez bëhet viral në rrjet (VIDEO)

12:42 - 27.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rikthimi i Selena Gomez në fushën e aktrimit duket se ka qenë një vendim mjaft i mirë për këngëtaren e njohur. Si një protagoniste e komedisë së fundit ” Only murders in the building”, Gomez arriti të jetë dhe një nga fitueset e këtij viti të çmimit të Festivalit të 77-të të Filmit në Kanë.




Pjesë e kastit gjithashtu ishin dhe mjaft emra të njohur si Zoe Saldaña, Karla Sofía Gascón dhe Adriana Paz të cilat ishin po ashtu fituese të këtij çmimi.

Gomez mori pjesë në festivalin prestigjioz për premierën e filmit, por iu desh të kthehej në SHBA para përfundimit të tij, kështu lajmin për fitimin e çmimit e mësoi përmes telefonit.

Reagimi i saj u bë mjaft viral në rrjetet sociale, ku dhe vetë Gomez shpërndau një video në instagram.

Ishte Zoe Saldaña ajo e cila e ka telefonuar për t’i dhënë lajmin, teksa Gomez po bënte një piknik me miqtë e saj.

“Jam shumë e emocionuar ”, tha aktorja 31-vjeçare, e cila më pas falënderoi edhe komitetin e Festivalit me një reagim në profilin e saj personal në Instagram.

@withloveselgomez so precious. she’s now officialy a cannes film festival winner #selenagomez ♬ original sound – Audios ☆


Çmimi që Gomez ndau me kolegët e saj është i rëndësishëm, si për përmbajtjen e filmit, ashtu edhe për mënyrën se si kryetarja e Greta Gerwig e trajtoi këtë çështje.

“Gratë së bashku, kjo është diçka që donim ta festonim kur krijuam këtë çmim. Secili ia del, por së bashku shkëlqejmë”, tha ajo.

Gerwig tha se panelistët nuk mund të veçonin asnjë yll nga ai film i veçantë dhe se ata ishin të gjithë një ekip.

“Ndarja e tyre do të minonte magjinë e asaj që ata krijuan të gjithë së bashku”, u shpreh ai.

Ky moment është gjithashtu shumë i rëndësishëm për komunitetin trans, pasi Karla Sofía Gascón është gruaja e parë trans që shpërblehet në Kanë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.