Kryesore

“Mbështet anëtarësimin në BE!”- Rezoluta antikorrupsion e PS, Rama ironizon opozitën në Kuvend: Po treteni tek rruga e shpresës

13:34 - 27.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, në sencën e sotme plenare ka deklaruar se projektrezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste, është ajo çfarë i duhet nga Shqipërisë për të mbështetur anëtarësimin e vendit në BE në 2030.




“Është çfarë i duhet nga ky parlament Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë për të mbështetur anëtarësimin e vendit në BE në 2030”, u shpreh ai.

Rama ka ironizuar më tej dhe deklaratate e opozitës, duke u shprehur se “po treteni ju tek rrugica e shpresës”.

Edi Rama: Është çfarë i duhet nga ky parlament Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë për të mbështetur anëtarësimin e vendit në BE në 2030. Kjo nismë që merre jetë me këtë rezolutë nuk ka të bëjë asgjëkund me komente, janë fantazuar vënia nën kontroll e SPAK, apo që jemi kujtua pas 10 vitesh të luftojmë korrupsionin, Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh. SPAK do të ketë derisa të jem unë këtu mbështetjen pa kushte të kësaj shumicë.

SPAK është ilaç i hidhur që ose e pi ose vdes. Dhe që kush e pi njëherë po dhe njëherë jo siç bëni ju të tjerë, jo nuk ka shans të vetë pastrohet dhe të vazhdojë vetëm përpara por vetëm zgjat agoninë e vet dhe tretet siç po treteni ju tek rrugica e shpresës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.