Kryesore

“Ne socialistët duhet të ishim të lodhur, ndërsa opozita të shkëlqente”, Majko nga Kuvendi: SPAK, suksesi më i rëndësishëm i reformës në drejtësi

15:40 - 27.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PS, Pandeli Majko, në fjalën e tij në seancën plenare të ditës së sotme ku po diskutohet për pr.rezolutën e mazhorancës antikorrupsion, u shpreh se SPAK-u është suksesi më i rëndësishëm i reformës në drejtësi. Ai gjithashtu tha se duke qenë se PS është në mandatin e saj të tretë duhej të ishin të lodhur, ndërsa opozitës t’i shkëlqente qëllimi i së ardhmes.




Majko e cilësoi SPAK-un si një opozitë të dytë, për shkak të veprimeve të saj kundër korrupsionit.

Kujtojmë se opozita është kundër pr.rezolutës.

Sot statusi i Shqipërisë është në ditën më të mirë në procesin e integrimit europian. Por statusi i politikës shqiptare përballë publikut është në ditën më të keqe që prej dhjetorit 1990. Sot ka më shumë se një opozitë. Vlerësoj se veprimi i drejtësisë mbi politikën ka krijuar edhe një opozitë tjetër. Ajo lidhet me SPAK i cili duke u marrë me politikën ka prodhuar politikë. 

SPAK nuk është organizatë kriminale, por suksesi më i rëndësishëm i reformës në drejtësi duke e kthyer atë në strukturën shtetërore më popullore në publikun shqiptar. Rezoluta që po diskutojmë nuk është revolucioni i munguar në radhët tona. Ju mund të keni dyshimet tuaja për t’i parë paragrafet e rezolutës si kurthe të cilat mazhoranca po ia ofron për të dalë si djem të mirë në marrëdhënie me Brukselin dhe Uashingtonin. Qeverisja është e mazhorancës, jo shteti. Shteti po hyn në një fazë të re të integrimit në BE. Ne do ta ndjekim këtë proces ose si protagonistë të reformës ose me statusin e kandidatit për në burg. Të shihet ose si kapitull i parë i një libri i ri ose një pamundësi e jona për t’u bërë atë që duam. Rezoluta flet për Shqipërinë e 2030, flet për një Shqipëri që ka zgjedhje dhe votues për të na vlerësuar deri atëherë. Ne socialistët jemi në mandatin e tretë qeverisës, duhet të ishim të lodhur dhe opozitës duhet t’i shkëlqete qëllimi i të ardhmes. Ju duhet të ishit protagonistët e kësaj rezolute”, tha Majko.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.