Kryesore

“I panevojshëm!”- Grupi Parlamentar i PD kundër rezolutës anti-korrupsion të PS, Bardhi: Do abstenojmë, nuk marrim pjesë në votim!

13:57 - 27.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend ku diskutohet projekrezoluta e PS për anti-korrupsionin, u shpreh se opozita nuk do e votojë.




Bardhi e ka cilësuar të panevojshëm miratimin e rezolutës, që sipas tij, i cakton atyre se çfarë duhet të bëjnë.

“Në emër të grupit parlamentar të PD, ju konfirmojmë se ne e cmojmë të panevojshëm miratimin e një Rezolute, për ti caktuar vetes axhendën apo se çfarë duhet të bëjmë. Prandaj, do të abstenojmë, duke mos marrë pjesë në votim”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai ironizoi mazhorancën duke iu thënë “mund të votoni rezolutën, mund të botoni madje edhe një libër apo manual sesi mire qeveriset me Arben Ndokën apo Rrahman Rrahjan”.

Bardhi: Kuvendi nuk ka nevojë që ti thotë vetes me shkrim që është i ndërgjegjshëm që duhet luftuar korrupsioni. Kush është realisht i ndërgjgjshëm për këtë ska nevojë t’ia pohoi vetes as me shkrim dhe as me zë të lart.

Mjafton ta bëjë pjesë të përditshmërisë së tij gjatë ushtrimit të funksionit, të punojë për këtë çdo ditë, të tregojë shembullin personal, të ngrejë zërin ndaj akteve korruptive. Ne këtë e kemi bërë dhe do ta bëjmë, pa qenë nevoja që tja themi vetes përpara pasqyrës dhe as për të bërë propagandë me këtë cështje.

Në emër të grupit parlamentar të PD, ju konfirmojmë se ne e cmojmë të panevojshëm miratimin e një Rezolute, për ti caktuar vetes axhendën apo se çfarë duhet të bëjmë. Prandaj, do të abstenojmë, duke mos marrë pjesë në votim. Që ditën kur jemi betuar mbi Kushtetutë, e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë.

Ju që nuk e keni ende të qartë axhendën tuaj, ju që keni nevojë t’ia konfirmoni vetës para pasqyrës që do luftoni korrupsionin me fjalë, mund ta bëni, mund të votoni rezolutën, mund të botoni madje edhe një libër apo manual sesi mirëqeveriset me Arben Ndokën apo Rrahman Rrahjan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.