Kronikë

Prag tragjedie! I mori rrjedhja e ujit teksa po kalonin lumin me makinë, shpëtohen mrekullisht dy persona! Shoferi doli në breg për ndihmë, të tjerët…

09:40 - 27.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Malinat në bashkinë e Poliçanit, në orën 02:30 të mëngjesit.




Një automjet tip Ford Fuoristradë me targa AA 357 LN, në përpjekje për të kaluar lumin midis fshatit Mbrakull dhe Malinat, ka ngecur në ujë. Rrymat dhe rrjedha lumit e kanë marrë fuoristradën përpara, duke e fundosur atë.

Mësohet se shoferi i mjetit ka mundur të dalë nga mjeti dhe me not ka dalë në breg për të kërkuar ndihmë, ndërkohë që dy shtetasit e tjerë që udhëtonin me të në mjet: Ilir Ballolli, Taulant Bakushi, kanë mbetur të kapur mbi baxhanë e makinës.

Pas sinjalizimit të marrë për ngjarjen në orën 02:30 të mëngjesit, në zonë kanë shkuar efektivë të shumtë të Repartit Zjarrfikës të Beratit dhe efektivë të policisë, që kanë bërë të mundur shpëtimin e jetës së banorëve të bllokuar në mes të rrjedhës së lumit Osum.

Dy shtetasit e bllokuar janë lokalizuar fillimisht nga zjarrfikësit, që kanë hyrë në lumë me not, i kanë lidhur ata me litar dhe më pas kanë filluar tërheqjen e tyre nga uji.

Gjatë aksionit për shpëtimin e dy shtetasve, një efektiv i zjarrfikësve të Beratit ka rrezikuat seriozisht jetës, pasi rrymat e forta të lumit e kanë tërhequr drejt rrjedhës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.