Kryesore

Rama: Opozita është kthyer në një llogore baltosje gjoja do na kthejë popullin kundër, por vetëm do të zvogëlohet

13:56 - 27.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në seancën plenare, ku po prezantohet pr.rezoluta e PS anti-korrupsion ka ironizuar opozitën, duke u shprehur se është kthyer në një llogore ku po tenton të kthejë popullin kundër mazhorancës, por po zvogëlohet akoma më shumë.




Ai shton se kjo që PS po bën nuk është një luftë vulgare për pushtet, por lufte për institucione me demokratike dhe funksionale.

Rama: Nga lufta kundër korrupsionit ka ndodhur edhe celja e negociatave për anëtarësim te Shqipërisë në BE. Edhe proceset penale për zyrtarët e të gjithë niveleve, po ndodhin pikërisht sepse lufta e nisur 10 vjet më parë kundër korrupsionin është e vërtetë, serioze dhe pa kthim.

Kush rri dhe numëron, u thirr ai u thirr ky, u arrestua ku, e u dënua ai, duke kthyer opozitën ne një llogore baltosje se gjoja do të  kthejë popullin kundër nesh, por vetëm do të zvogëlohet nga  pafuqia dhe do të nxihet nga mëria.

Ata që nuk e kuptojmë që pa vizionin tonë asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur dhe sot do kishte asnjë zyrtar të vënë para drejtësia sic ndodh që nga viti 1991, ose nuk dua ta pranojnë  ose nuk kanë forcë ta besojnë që Shqipëria nuk u bë do nga ata, por po bëhet nga ne.

Ata që kujtojnë që lufta me korrupsion në një shtet të ri demokratik, i cili deri para 10 vjetësh kishte zgjedhje gjysmë të lira dhe liri vjedhje nga të katër anët, nuk e kanë idenë se sa larg realitetit të kësaj lufte janë.

Kjo nuk është luftë vulgare për pushtet por një luftë për institucione demokratike dhe funksionale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.