BOTA

Spitali u përfshi nga zjarri dhe 6 të porsalindur humbën jetën, arrestohet pronari dhe një mjek

13:40 - 27.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Indi, ku humbën 6 të porsalindur si pasojë e flakëve që përfshinë një spital.




Ditën e sotme policia vendase në Nju Dehli, njoftoi arrestimin e një mjeku dhe pronarit të spitalit si përgjegjës të ngjarjes së rëndë.

Sipas raportimeve spitali nuk ishte i pajisur me një sistem shpëtimi në raste zjarri si dhe leja e funksionimit i kishte skaduar në mars. Numri i shtretërve ishte një çështje tjetër që u zbulua pasi   pronari kishte porositur më shumë se dyfishin e numrit të shtretërve që lejohej të kishte.

“Ne kemi bërë arrestime,” tha zyrtari i policisë dy ditë pasi një zjarr shpërtheu në spitalin Neë Born Baby të shtunën mbrëma.

Disa prej prindërve të të porsalindurve denoncuan spitalin në autoritetet përkatëse duke thënë se spitali nuk kishte sistem shpëtimi nga zjarri.

Ne nuk i kishim vënë ende një emër bebes, nuk e mbajta dot kurrë..”- ishte fjalia prekëse e një prej prindërve të foshnjave për mediat.

Ndërkohë rikujtojmë lidhur me ngjarjen, se dymbëdhjetë të porsalindur u nxorën me urgjencë nga spitali gjatë zjarrit, por gjashtë prej tyre ishin të pajetë, ndërsa pjesa tjetër që mbijetuan po shërohen në një spital tjetër duke marrë të gjitha trajtimet e nevojshme

Kryeministri indian Narendra Modi ka reaguar gjithashtu duke e quajtur këtë ngjarje mjaft të dhimbshme dhe bëri të ditur se personat përgjegjës do të vihen para ligjit.

“Të gjithë shprehim solidaritetin tonë me ata që humbën fëmijët e tyre të pafajshëm në këtë aksident”, shtoi ai në një mesazh në rrjetet sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.