Kryesore

“Do të doje të ishe vajza e babait të Surrelit!”- Replika e ironi mes Bardhit dhe Spiropalit, demokati: Ti mos je gjë motra e adoptuar e…

14:15 - 27.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka replikuar me ministren Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit e thumboi duke i thënë “mos je djali i adoptuar i babit të Zenit”.




Gazment Bardhi iu drejtua duke i thënë që “e kuptoj që zotrote do të doje të ishe vajza e babait të Surrellit por për fat të keq nuk je, je shumë larg madje, janë ca të tjera para teje”.

Ndërsa i drejtoi pyetje duke i kërkuar të përgjigjet nëse është motra e Olsi Ramës, apo kunata e Pëllumb Gjokës apo vajza e Mirel Mërtirit e Klodian Zotos.

“Nuk bëjmë teatër me korrupsionin, nuk e luftojmë me pushkë ujë e me fjalë. Jam Gazment Bardhi zonja ministre, djali i Durimit e Vjollcës, e kuptoj që zotrote do të doje të ishe vajza e babait të Surrelit por për fat të keq nuk je, je shumë larg madje, janë ca të tjera para teje.

Mqs përgjigjen e kësaj që nuk je vajza e babit të Surrelit e di, po të pyes mos je gjë motra e Olsit, motra e Ben Nokës, mos je gjë motra e adoptuar e Bajrave të Shkodrës, kunata e Pëllumb Gjokës apo je gjë vajza e Mirel Mërtirit e Klodian Zotos.

Gjeje përgjigjen kush je, sepse unë e kam për secilën nga këto pyetje”, tha Bardhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.