BLUETOOTH

U qëllua me armë nga hajdutët që po përpiqeshin t’i vidhnin makinën, ndërron jetë aktori i njohur

10:36 - 27.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-aktori i General Hospital, Johnny Wactor është qëlluar për vdekje nga hajdutët që po përpiqeshin të vidhnin katalizatorin nga makina e tij.




Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës, në qendër të Los Angeles, kur Wactor iu afrua tre burrave me makinën e tij, sipas policisë.

Njëri prej tyre hapi zjarr ndaj 37-vjeçarit, i cili vdiq në spital.

Të dyshuarit janë larguar me makinë dhe nuk është bërë asnjë arrestim.

Wactor luajti Brando Corbin në telenovelën e gjatë General Hospital, e cila u transmetua për herë të parë në 1963, nga 2020 deri në 2022.

Ai gjithashtu u shfaq në një sërë filmash dhe seriale televizive, duke përfshirë Station 19, NCIS, Westworld dhe videolojën Call of Duty: Vanguard.

NBC News thotë se hajdutët synojnë konvertuesit katalitikë për metalet e tyre të vlefshme, duke përfshirë platinin, paladiumin dhe rodiumin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.