BLUETOOTH

U qëllua për vdekje me armë në Shkup, këngëtari i njohur ishte fejuar disa ditë më parë! Ja foto që publikoi me partneren, pak para se të vritej

12:45 - 27.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari dhe blogeri i njohur nga Shkupi, Amar Ismani është qëlluar për vdekje pas përplasjes me armë në Rrugën e Plastikave.




Në përplasjen me armë janë përfshirë disa persona, ndërsa raportohet se kanë mbetur të plagosur 3 prej tyre.

 

Këngëtari, i cili nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, mësohet se ishte fejuar disa ditë më parë.

Pak para se të vritej ai kishte publikuar një foto me partneren e tij në InstaStory nga festa e fejesës.

Gjithashtu më 25 prill publikoi disa imazhe ku tregoi se i kishte propozuar për martesë të dashurës së tij.

“Gjithçka që kam nevojë në këtë jetë, jam unë dhe e dashura ime”, shkruante ai.

Ende nuk dihen arsyet e përplasjes me armë në Shkup, që i morën jetën të riut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.