Kryesore

Zgjidhet kryetar Kuvendi i Maqedonisë së Veriut një shqiptar, Afrim Gashi: Vazhdojmë t’i përmbushim detyrimet tona ndaj qytetarëve

16:28 - 28.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur si kryetar të ri, Afrim Gashi, i cili vjen nga koalicioni VLEN.




Shqiptari mori 76 vota pro, 6 kundër, e asnjë abstenim përgjatë procesit të zgjedhjes.

“Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Vazhdojmë t’i përmbushim detyrimet tona ndaj qytetarëve. Urime për të gjithë partnerët dhe miqtë”, shkroi ai ne Facebook pas zgjedhjes si kryetar i Kuvendit

Gashi ka qenë kryetari i Alternativës dhe është propozuar për kryetar Kuvendi me firmat e 75 deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Koalicionit VLEN dhe lëvizjes ZNAM.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.