Tregu i rrobave të përdorura në Shkodër është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premte (14 qershor), por përmasat e zjarrit rrezikon jetën e banorëve pranë, të cilët janë evakuuar nga uniformat blu.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55 në lagjen “Ndoc Mazi” e fatmirësisht deri tani nuk raportohet për të lënduar.
Nuk dihet arsyeja e përfshirjes në zjarr të tregut, por shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje duke punuar intensivisht për shuarjen e zjarrit.
Policia e Shkodrës po punon për zbardhjene shkakut të rënies së zjarrit.
Priten përditësime nga autoritetet.
LEXO PËRDITËSIMIN:
Shfaq Komentet (0)