BLUETOOTH

Krisje e miqësisë me Roza Latin? Rike Roçi mungoi në ditëlindjen e shoqes së saj dhe nuk e uroi publikisht, ish-banorja sqaron raportin mes tyre

21:39 - 15.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Roza Lati festoi dy ditë më parë ditëlindjen, ku mblodhi në një darkë të afërm e miq të saj, ku të pranishëm ishin edhe disa nga banorët e BBV3, me të cilët ajo ruan raporte të mira.




Ajo që u vu re ishte mungesa e Rike Roçit, e cila ka pasur një marrëdhënie të afërt me Rozën si para BBV, edhe gjatë eksperiencës së tyre në reality show.

Mungesa e Rikes në festë dhe mungesa e një urimi publik nga ana e saj, ngriti dyshimet se miqësia mes dy vajzave ishte krisur, por ish-banorja e BBV ka mohuar diçka të tillë.

Së fundmi, e ftuar në “Top Arena” Rikja teksa u pyet nëse ka ndodhur diçka mes saj dhe Rozës tha se e ka shumë xhan dhe shoqe Rozën dhe e ka uruar privatisht pavarësisht faktit që nuk ishte prezente tek ditëlindja e saj.

Ajo është shprehur se arsyeja e mungesës së saj ishin disa angazhime të saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.