Kryesore

Federata e Futbollit e Kosovës acarohet, ankohet te UEFA për fyerjet e serbëve në ndeshjen me Anglinë

16:54 - 17.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

FFK (Federata e Futbollit e Kosovës) ka njoftuar opinionin publik se ka reaguar tek UEFA në lidhje me banerat, thirrjet dhe sloganet të tifozëve serb me ngjyrim politik në ndeshjen që këta të fundit zhvilluan kundër Anglisë në EURO 2024.




 

FFK ka kërkuar masa të rrepta disiplinore për Federatën serbe sepse sipas asaj që pretendojnë kosovarët, këto gjeste nuk janë aspak të hijshme të tregohen në një kompeticion madhor si Europiani, ku në fokus duhet të jetë futbolli jo bindjet politike.

Njëkohësisht kërkojnë që punonjësit të tregohen më vigjilentë që këto banera dhe simbole të mos kenë më punë në stadiume që kjo situatë të mos përsëritet.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.