Reperi i njohur, Mozzik prej disa javësh përflitet se është fejuar me Lotina Hazirin, vajzën e deputetit të Kosovës, Lutfi Haziri.
Aludimet e fansave se reperi i ka dhënë fund beqarisë nisën pasi ai publikoi foto me një unazë në gishtin e fejesë, të njëjtë me atë të vajzës së politikanit.
Së fundmi Mozzik, i ftuar në emisionin “Nacionale”, është pyetur rreth thashethemeve që qarkullojnë rreth jetës së tij private.
“A je fejuar?”, iu drejtua moderatori i emisionit reperit, ndërsa ky i fundit iu përgjigj: “Jo kjo unaza është një ‘ring promise’, shumë e ngjashme me atë të fejesës që është te ne. Por nuk jam fejuar.”
E teksa reperi së bashku me Lotinën shijuan pushimet së bashku në Afrikë, gazetari e pyeti Mozzikun: “A je në lidhje me Lotina Hazirin?”
Megjithatë reperi nga Kosova shmangu pyetjen duke thënë vetëm që “nuk është fejuar”.
Kujtojmë që ishte Lotina ajo që postoi disa foto me reperin nga pushimet e tyre në Afrikë, ndërsa menjëherë në rrjet qarkulluan zëra se dyshja janë në një lidhje së bashku.