Kryesore

“Ka shkatërruar sipërmarrjen e lirë!” -GjK shqyrton të martën kushtetutshmërinë e taksimit të profesioneve të lira, Tabaku: Betejë kundër një sistemi të korruptuar fiskal

15:35 - 17.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar një ditë para shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese të ligjit për taksimin e profesioneve të lira, duke u shprehur se kjo është një betejë kundër një sistemi të korruptuar fiskal. Ajo gjithashtu shtron se kjo politikë ka shkatërruar sipërmarrjen e lirë.




Sipas saj, falë këtij taksimi të pandershëm ekziston rreziku që profesionistët e  lirë të shkojnë në Kosovë apo vendet fqinjë të rajonit, për shkak se taksimi është më i ulët.

Tabaku sjell rastin e Kosovës, në të cilën profesionet e lira taksohen me 9% ndërkohë që punëtorët me një progresivitet deri në 10%, duke shënuar kështu taksa më të ulëta sesa Shqipëria.

Ndërsa në vendin tonë sipërmarrësit e lirë taksohen në letër me 15% deri në 23%.

Ndër të tjera, deputetja demokrate shkruan se “kriza ekonomike që po kalon vendi është një krizë me origjinë mazhorancën socialiste dhe sistemin e korruptuar fiskal që kjo mazhorancë dhe qeveri ka sponsorizuar”.

Reagimi i plotë

Ditën e nesërme Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në një seancë të hapur kushtetuetshmërinë e Taksimit të Profesioneve të Lira.

Qeveria pretendon se ne që e kundërshtojmë këtë taksë, jemi disa anarkistë që nuk duam fare taksimin. Në të vërtetë, ne jemi njerëzit racionalë që jemi kundër taksimit të pandershëm dhe një sistemi korruptiv që i bën të paguajnë shumicën më shumë duke i rënduar në kurriz barrën e rëndë fiskale.

Politika e taksimit të pandershëm dhe sistemit korruptiv ka shkatërruar sipërmarrjen e lirë dhe padyshim riskmarrësit kanë vendosur të largohen nga vendi. Rreziku është që profesionistët e lirë të shkojnë në Kosovë apo vendet fqinje të rajonit. Pse? Në Kosovë profesionet e lira taksohen me 9% ndërkohë që punëtorët taksohen me një progresivitet deri në 10% (pra më poshtë se në Shqipëri). Nëse në Shqipëri profesionet e lira taksohen në letër me 15% deri në 23% në vendet e rajonit ky taksim është shumë më i ulët.

Bizneset e reja që po krijohen në Shqipëri janë në përqindje më të ulëtat që nga viti 2010. Sipërmarrjet e reja për vitin 2023 ishin 10.5% e totalit të ndërmarrjeve aktive dhe ky është treguesi më i ulët që nga viti 2010 por dhe në nivelin e pandemisë. Investimet e Huaja Direkte janë rritur në vlerë por realisht ata janë investime në blerjen e apartamenteve pasi ekonomia e monopolizuar dhe ligjet me porosi të kësaj mazhorance nuk ofrojnë asnjë mundësi investimi serioz

Kriza ekonomike që po kalon vendi është një krizë me origjinë mazhorancën socialiste dhe sistemin e korruptuar fiskal që kjo mazhorancë dhe qeveri ka sponsorizuar. Prandaj nesër beteja në Kushtetuese për Profesionet e Lira është në të vërtetë një betejë kundër një sistemi të korruptuar fiskal që është ngritur për të taksuar punën, dijen dhe riskun sipërmarrës ndërkohë që u fal taksat një pakice që përfiton gjithë të mirat e buxhetit, pra taksave të shqiptarëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.