Kryesore

VIDEO/ Belgjikës së “artë” i humb shkëlqimi, mundet nga Sllovakia me 2 gola të anuluar

17:59 - 17.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Belgjika mundet nga Sllovakia me rezultatin final 0-1, takim i vlefshëm për Gurpin E të Kampionatit Europian 2024.




Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 7-të nga Shranz. Nga ana tjetër Belgjikës iu anuluan 2 gola të shënuar nga Romelu Lukaku, i pari për pozicion jashtë loje kurse i dyti për prekje me dorë nga njeriu që i dha asistin, Openda. Një Belgjikë që si në çdo kompeticion ku merr pjesë vjen si favorite, dhe mundet në mënyrë poshtëruese nga një ekip si Sllovakia, i dobët në letër.

Takim e radhës Belgjika do ta luaj kundër Rumanisë me datë 22 qershor, ndërsa Sllovakia do të përballet kundër Ukrainës me 21 qershor.

REZULTATI | BELGJIKË-SLLOVAKI 0-1

7′ Shranz   

NGJARJET KRYESORE

90+7′ Mbyllet takimi, fitojnë sllovakët.

90′ Gjyqtari akordon 7 minuta shtesë.

86′ Lukaku nuk i beson syve. Sulmuesi shën sërish dhe i anulohet sërish, këtë herë për prekje me dorë të Opendës. (VIDEO)

84′ Lukebakio ndëshkohet me karton të verdhë.

83′ Belgjika tenton të freskojë ekipin, dalin nga fusha Doku dhe Karrasko dhe vendin e tyre e zejnë Openda dhe Lukebakio.

81′ Radha e autorit të golit për të lënë fushe, del Shranz dhe futet Duris.

81′ De Bryjne hedh topin në zonë nga goditja nga këndi dhe gjen Onanan, ky i fundit godet me kokë por shumë dobët dhe topi përfundon jashtë.

80′ Karrasko provon nga distanca me topin që përplaset në mbrojtjen sllovake dhe del jashtë në goditje këndi.

78′ Kuçka provon goditjen nga distanca por nuk ka shënjestër dhe topi shkon jashtë.

76′ I sapofuturi në lojë Tielemans ndëshkohet me karton të verdhë.

75′ Del nga fusha e lojës Trosard dhe vendin e tij e zë Tielemans te Belgjika.

74′ Belgjika e ka humbur fare sensin e lojës, nuk po munden të bëjnë as dy pasime.

69′ 2 zëvendësime në radhët e Sllovakisë, dalin nga fusha e lojës Bozenik dhe Haraslin dhe futen Straleç dje Suslov.

65′ De Bryjne provon me një goditje nga jashtë zone por bllokohet nga mbrojtja sllovake.

63′ Portieri sllovak nuk e largon mirë topin nga krosimi dhe sfera përfundon në këmbët e Bakajokos, ky i fundit gjuan dhe largohet në vijën fatale nga Hançko. (VIDEO)

62′ Tjetër shans i mirë për Lukakun, sulmuesi shërbehet nga De Bryjne dhe provon fluturimthi por vetëm rrjetë e jashtme. (VIDEO)

59′ Trosard provon goditjen nga distanca që pritet nga portieri sllovak.

58′ Zëvendësim te Belgjika, del nga fusha e lojës Mangala dhe futet Bakajoko.

56′ Lukaku i pafat, shënoi për të kthyer baraspeshën por gjyqtari e anulon golin për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

55′ Lukaku provon goditjen nga mesi i zonës, por ishte qëndore në duart e portierit sllovak.

52′ Vavro provon goditjen nga gjysma e fushës, me topin që shkon gjitur me shtyllën.

47′ Haraslin depërton bukur nga krahu i majtë dhe provon goditjen, por gjuajtja e tij shkon jashtë.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Gjyqtari akordon 2 minuta shtesë.

42′ Lukaku nuk i beson syve. Belgu kontrrollon keq topin para portës dhe humbet shansin e golit. (VIDEO)

41′ Autori i golit Shranz ndëshkohet me karton të verdhë.

39′ Sllovakët provojnë goditjen ngadistanca, portieri Kastil bën një superpritje dhe lë të tijët në lojë.

35′ De Bryjne kroson nga goditja e këndit dhe gjen Onanan, ky i fundit godet me kokë por gjuajtja ishte qëndrore në duart e portierit sllovak.

33′ Doku tregohet shumë i lëvizsshëm nga krahu i djathtë, provon të krosoj në zonë por largon Shkriniar.

30′ Mangala ndëshohet me karton të verdhë në radhët e Belgjikës.

28′ Krosim në zonë nga Karrasko që ndodhet në krahun e majtë, largon mbrojtja sllovake.

25′ Sllovakët provojnë me forca të pakta të sulmojnë por kanë si objektiv kryesorë që të mos pësojnë gol.

20′ Shans i artë për belgët, De Bryjne i bën presion portierit Dubravka me këtë të fundit që detyrohet të pasojë gabim te Trosard. Lojtari i Arsenalit humbet me portën e boshatisur. (VIDEO)

15′ Sllovakët mbyllen mirë mbrapa, ruajnë avantazhin.

10′ Belgjika provon të kundërpërgjigjet, provojnë me vertikalizime në zonë por asgjë konkrete.

7′ GOOOOOOOOOL SLLOVAKIA! Një gabim në mbrotjen belge çon në golin e sllovakëve, Shranz kalon të tijët në avantazh. (VIDEO)

1′ Starton takimi.

FORMACIONET ZYRTARE

BELGJIKË (4-2-3-1): Kastils; Karrasko, Debist, Faes, Kostanje; Onana, Mangala; Doku, De Bryjne, Trosard; Lukaku | Trajner: Domeniko Todesko

SLLOVAKI (4-3-3): Dubravka; Pekarik, Vavro, Shkriniar, Hançko; Kuçka, Lobotka, Duda; Shranz, Bozenik, Haraslin | Trajner: Françesko Kalcona

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.