Kronikë

Sherr masiv dhe të shtëna me armë, policia shpall në kërkim 4 persona në Tiranë

12:32 - 17.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sherr masiv ka ndodhur në Tiranë, ku katër persoa janë përfshirë duke përdorur edhe armë zjarri.




Policia sqaron se personat fillimisht janë konflikuar fizikisht dhe gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Të katërt janë shpallur në kërkim.

“Më pas shtetasit e përfshirë, janë munduar të fshehin ngjarjen nga Policia. Gjatë konfliktit janë dëmtuar 2 mjetet e personave të përfshirë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, dhe 1 shotgun, (të cilat janë me leje nga organet përkatëse)”, thote policia.

Njoftimi: 

Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve P. E., 47 vjeç, E. E., 18 vjeç, O. H., 33 vjeç, dhe A. B., 39 vjeç.

Shtetasit O. H., dhe A. B., më datë 14.06.2024, rreth orës 23:15, kanë shkuar në ambientet e një objekti në administrim nga shtetasi F. E., dhe për motive të dobëta, kanë kanosur me fjalë rojën e objektit, shtetasin S. A., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit P. E., F. E., dhe E. E., e gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Më pas shtetasit e përfshirë, janë munduar të fshehin ngjarjen nga Policia. Gjatë konfliktit janë dëmtuar 2 mjetet e personave të përfshirë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, dhe 1 shotgun, (të cilat janë me leje nga organet përkatëse).

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.