LAJMI I FUNDIT

Arrestohet Justin Timberlake, po drejtonte automjetin në gjendje të dehur

15:43 - 18.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i famshëm botëror Justin Timberlake, u arrestua mbrëmjen e së hënës (17 qershor) në Sag Harbor të Nju Jorkut.




Sipas mediave ndërkombëtare, ylli i muzikës 43 vjeçar teksa ishte në gjendje të dehur, po drejtonte automjetin e tij, duke shkelur kështu disa prej rregullave të qarkullimit rrugor.

Pritet që Timberlake të dalë para Gjykatës ditën e martë (18 qershor).

Këngëtari i Pop-it ka dy koncerte këtë javë në Çikago, të ndjekura nga netët e njëpasnjëshme në Madison Square Garden në Nju Jork javën e ardhshme.

Në vitin 2023, përgjatë prezencës së tij si i ftuar në podkastin e Oprah’s Master Class, Timberlake u shpreh se në një fazë të jetës së tij alkooli i dukej si mbështetja e tij e vetme për të përballuar presionin e famës dhe të suksesit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.