Kryesore

Dueli Portugali-Çeki, Ronaldo: Po nis të ndiej fluturat në stomak, më pëlqen…

12:56 - 18.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kristiano Ronaldo është gati për Europianin, pas rekordit të radhës të thyer në Arabinë Saudite, si golashënuesi më i mirë i kampionatit vendas dhe ai i golave sezonalë.




Portugezi ka ekzaltuar menjëherë turmat e tifozëve portugezë që ndjekin stërvitjet e tyre në Gjermani dhe premton se është më shumë se gati për të bërë një tjetër Europian si protagonist.

“A do arrij një tjetër rekord? Si e pata thënë, janë rekordet që më ndjekin mua, jo unë ato. Personalisht bëj vetëm punën time dhe po pres me padurim që të nis këtë aventurë. Si ndihem? Kam nisur që të ndjej fluturat në stomak dhe kjo është ajo që më mban ende në këtë sport. Nëse nuk do ta kisha këtë ndjesi nuk do të isha këtu, por do të kisha vazhduar pushimet me familjen time. Mendoj se jo vetëm unë, por të gjithë jemi gati që ta nisim me një fitore Europianin tonë, ndonëse gjithmonë duhet të flasë fusha, asnjë tjetër”, deklaroi legjenda dhe rekordmeni absolut i Kombëtares portugeze.

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.