BLUETOOTH

Djegia e qiellzës e si ta trajtoni me kura natyrale

21:40 - 19.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk janë të pakta rastet që ndjenja e urisë na “merr përpara” sa të konsumojmë ushqimet e sapo gatuara, pavarësisht temperaturave të tyre të larta.




Në këtë mënyrë zakonisht e pësojmë më djegie të qiellzës.

Ky problem trajtohet mjaft lehtë me disa kura natyrale, duke përfshirë produktet të cilat gjenden gjithmonë në kuzhinën tonë.

Hapi i parë është se duhet të konsumoni ujë të ftohtë shpesh herë brenda 10 minutat e para, por nuk rekomandohen kubat e akullit pasi këto të fundit mund ta dëmtojnë qiellzën më tej.

Qumështi e kosi zbusin krijojnë një shtresë të përkohshme që pengon irritimin e mëtejshëm të plagës.

Mjalti përveçse përshpejton procesin e shërimit, është një anti-infeksion i përkryer për këto raste pasi parandalon grumbullimin e mikrobeve.

Gargarë me ujë të kripur shmang çdo infeksion në mënyrë natyrale, ndaj mund ta përdorni këtë kurë 2-3 herë në ditë derisa plaga të shërohet.

Është e këshillueshme që në raste të tilla të konsumohen ushqime sa më të buta pasi zona e qiellzës është mjaft delikate pas djegies dhe lëkura e re e formuar është më e ndjeshme.

Gjithashtu kur lani gojën me furçë duhet kujdestë shtuar dhe mos të hiqet lëkura e djegur me duar pasi ka rrezik të lartë për të krijuar infeksion.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.