Kronikë

(EMRAT) 8 muaj të arratisur nga burgu italian nën akuzën e tentativës për vrasje, çifti shqiptar kapet në Zvicër

18:50 - 19.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një çift shqiptar është arrestuar nga policia zviceriane, në zonën e Weiningen ditën e hënë (17 qershor), pasi ishin të arratisur nga burgu italian ku vuanin dënimin që prej nëntorit 2023.




Kapja e tyre nisi me një kontroll nga policia rrugore, e cila vuri re një automjet me targa italiane në Zürcherstrasse në Weiningen.

Pas ndalimit të makinës oficerët u kërkuan mjetet e identifikimit, të cilat nuk zotëroheshin nga pasagjerët shqiptarë.

Sipas policisë, nga identifikimi rezultoi se ata ishin 44 vjeçari Emilian Bici dhe 38 vjeçarja Ermelinda Spahiu, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar nga Italia pasi ishin të arratisur nga burgu.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia kantonale e Zyrihut sekuestroi mjete për vjedhje, ndërsa dyshja u dërgua në zyrën e prokurorit publik të Zyrih-Limmat.

Arratisja nga burgu italian dhe veprat penale

Emilian Bici dhe Ermelinda Spahiu u arratisën nga burgu në Itali në nëntor 2023. Ata u dënuan në vitin 2018 për një tentativë vrasjeje në Punta Marina. Bici dhe Spahiu vuanin dënimin në burgun e Pesaros në gjysmë liri në një fermë lokale. Spahiu e mbaronte dënimin vetëm për pak ditë çka e bëri të palogjikshme arratisjen nga burgu, ndërkohë Bici kishte ende dhe 3 vjet dënim.

Bici dhe Spahiu u dënuan shkurt 2023 në Ravena, së bashku me një shqiptar të tretë për goditjen me thikë të një 57-vjeçari para një lokali në Punta Marina. Atë mbrëmje 57-vjeçari i sulmuar ka qenë në lokal duke pirë një gotë verë, kur në një moment kanë mbërritur tre të tjerët.

Teksa u njohën, filloi një bisedë, e cila më pas çoi në një debat sepse viktima nuk kishte dashur t’i ndihmonte ata të gjenin strehim për natën. Shpejt dy personat e kanë goditur me 5 thika 57-vjeçarin, ndërsa Ermelinda Spahiu e ka mbajtur atë.

Pas një hetimi që zgjati dy muaj, në mars të atij viti policia arriti të gjurmojë autorët. Bashkëpunëtori i tretë u identifikua në Napoli, ndërsa Spahiu në zonën e Fano. Megjithatë, më komplekse ishte gjuetia për Emilian Bicin, i cili u gjet në zonë duke drejtuar një makinë të vjedhur.

Më pas doli se tre shqiptarët ishin pjesë e një grupi të specializuar për vjedhje dhe grabitje dhe ndoshta i kishin kërkuar bashkatdhetarit të tyre strehim në zonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.