Kronikë

Përplaset me automjet dhe goditet me sende të forta 18 vjeçari në Korçë, shpallen në kërkim 5 persona

18:48 - 19.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 18 vjeçar është përplasur me automjet dhe është goditur me sende të forta nga 5 persona ditën e sotme në Korçë.




Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në lagjen nr. 17 të qytetit, kur autorët e dyshuar S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, po lëviznin me mjetin e tyre tip “Range Rover” dhe kanë përplasur makinën e 18 vjeçarit me iniciale M.J.

Pas kësaj përplasje ka nisur dhe konflikti fizik mes të riut dhe 5 personave, teksa këta të fundit e kanë dhunuar 18 vjeçarin me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Uniformat blu raportojnë se nga deklarata e 18 vjeçarit dyshohet se një prej autorëve të dhunës mund të ketë armë zjarri.

Personat e dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia dhe po vijon puna për të vënë ata para përgjegjësisë penale.

 

Njoftimi

Korçë

Goditën me automjet dhe me sende të forta një 18-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime fizike, Policia vijon intensivisht punën për kapjen e 5 shtetasve, autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur sot, në lagjen nr. 17.

Më datë 19.06.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasit S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të cilët lëviznin me automjetin tip “Range Rover”, dyshohet se kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me të.

Gjatë konfliktit, pesë shtetasit e lartpërmendur dyshohet se e kanë goditur me sende të forta 18-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Po nga deklarimet e 18-vjeçarit dyshohet se një prej autorëve ka patur një send, në dukje si armë zjarri.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.