Kronikë

Rrëshqiti e ra në pusin e ujit të banesës së tij, ndërron jetë 66 vjeçari në Durrës

21:30 - 19.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 66 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme (19 qershor) pasi teksa po pastronte pusin e ujit të banesës së tij, ka rrëshqitur aksidentalisht në brendësi të saj.




Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në Hamallaj të Durrësit.

Uniformat blu kanë identifikuar 66 vjeçarin me inicialet O.P.

Sakaq, grupi hetimor ndodhen në vendngjarje e po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, shtetasi O. P., 66 vjeç,  duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.