Kronikë

Tritol makinës së efektivit në Shkodër, mjeti ishte parkuar në oborrin e banesës! Ja detajet nga shpërthimi

08:13 - 19.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Shkodra është tronditur nga një shpërthim tritoli mëngjesin e sotëm.




Raportohet se lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të automjetit të një efektivi policie në në lagjen “Tepe”.

Mësohet automjeti i efektivit me iniciale K. S., 50 vjeç, ishte i parkuar në oborrin e banesës dhe lënda plasëse ishte vendosur tek goma e pasme e automjetit.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Njoftimi: 

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”. Mësohet se në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.