Kronikë

Plagoset me thikë kuzhine punëtori shqiptar në Itali, 34 vjeçari ndodhet në reanimacion. Ja si paraqitet gjendja e tij

16:52 - 20.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Via Mulino da Capo di Giulianova të Italisë, ku një 34 vjeçar shqiptar është plagosur me thikë kuzhine në vendin e punës nga një italian.




Sipas raportimeve të mediave italiane, autori e ka goditur shqiptarin me thikën prej 17 cm, teksa nuk dihen akoma motivet e këtij sulmi.

Uniformat blu janë njoftuar menjëherë nga banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, duke bllokuar kështu zonën e kanë arrestuar autorin.

Me arrestimin e sulmuesit, është sekuestruar dhe arma e ftohtë me të cilën është goditur 34 vjeçari shqiptar.

Ky i fundit i është nënshtruar një operacioni dhe ndodhet në reanimacion.

Mësohet se ai është në gjendje kritike për jetën e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.