Kryesore

Skuadra kombëtare e futbollit e Danimarkës refuzon rritjen e pagave, ja kërkesa e pazakontë e lojtarëve

13:14 - 20.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Euro 2024 ka nisur pak ditë më parë dhe 24 ekipe skuadra futbolli nga Evropa po garojnë në stadiumit e Gjermanisë për kualifikimin e lakmuar në fazën tjetër. Një grup, megjithatë, po lufton gjithashtu për paga të barabarta midis dy gjinive, duke treguar solidaritetin me ekipin e futbollit të femrave të vendit të tyre.




Skuadra daneze e futbollit për meshkuj raportohet se ka refuzuar rritjen e pagave të propozuar nga Federata Daneze e Futbollit, me arsyetimin duhet garantuar pagë e barabartë me futbollistet femra që luajnë për kombëtaren, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani.

Federata propozoi që të zvogëlohej buxheti për ekipin e meshkujve dhe të ndaheshin para për ekipin e femrave, por anëtarët e të dy ekipeve i thanë jo këtij propozimi, duke kërkuar një buxhet të veçantë për ekipin e femrave.

Kontrata e re mes sindikatës së lojtarëve dhe Federatës do të jetë katërvjeçare dhe do të hyjë në fuqi pas përfundimit të Euros. Ndërkohë ekipi i meshkujve qëndron i palëkundur në qëndrimin se duhet të përmirësohen kushtet si për meshkujt ashtu edhe për femrat, pasi i ka paraqitur një strategji specifike ekipit negociator, i cili pritet ta shqyrtojë atë dhe të propozojë ndryshime në marrëveshjen ekzistuese.

Anëtarët e skuadrës së meshkujve kërkuan gjithashtu, nëpërmjet përfaqësuesit të tyre, që të blihet një godinë që mund të përdoret nga të gjitha ekipet kombëtare, e cila do të përmirësojë kushtet e tyre të stërvitjes dhe përgatitjes për evente të mëdha. Madje, ata propozuan financimin e pjesshëm të projektit, bashkë me Federatën, kur të kualifikohen në Botëror apo në Europian.

Ndërkohë Danimarka është sot në garë kundër Anglisë.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.