OPINION

Analizë statistikore e dy ndeshjeve tona të para

10:46 - 22.06.24 EDUARD ZALOSHNJA 
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

NGA EDUARD ZALOSHNJA 




Të dhënat statistikore të kompanisë së mirënjohur “FlashScore” për dy ndeshjet tona të para në “Euro 2024” (kundër Italisë dhe Kroacisë) tregojnë se ne shënuam më shumë gola se sa ishin të mundshëm probabilisht në rastet që patëm për shënim. Ndërsa kundërshtarët tanë shënuan pothuaj aq gola sa ishin të mundshëm probabilisht në rastet që krijuan.

Sidoqoftë, rasti i mirë që pati Rei Manaj për shënim në minutën e ’90 me Italinë do të na kishte dërguar në kuotën e 4 golave dhe të 2 pikëve shumë të vlefshme deri më sot…

Po si janë statistikat në përgjithësi për dy ndeshjet tona të para? Siç demonstrohet në tabelën e mëposhtme përmbledhëse, kemi qenë inferiorë në të gjitha statistikat, përveç faktit që kemi shënuar më shumë gola se sa ishin të mundshëm probabilisht. Por sidoqoftë, inkurajuese për ndeshjen e vështirë që na pret me Spanjën është një statistikë shumë e rëndësishme:

Ne kemi goditur 9 herë në kuadratin e portave kundërshtare, përkundrejt 10 herëve që na e kanë goditur ata…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.