Kronikë

Gjendet i mbytur në plazhin e Velipojës 60 vjeçari, ja çfarë dyshohet. Detajet e para mbi ngjarjen…

15:33 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person rreth moshës 60 vjeç është gjetur në bregdetin e Velipojës ditën e sotme i mbytur.




Sipas të dhënave të para, identiteti i viktimës nuk dihet akoma nga autoritetet, por ai ka dalë i shtyrë nga uji e më pas është konstatuar nga pushuesit e tjerë, të cilët kanë njoftuar menjëherë ndihmën e parë dhe policinë.

Dyshohet se 60 vjeçari ka pësuar atak kardiak teksa po lahej dhe ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.

Është rasti i dytë brenda pak kohësh pas humbjes së jetës të shtetases Drande Marku pak ditë më parë e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës teksa ndodhej brenda në ujë duke pësuar goditje në zemër.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.