Kryesore

Ministri Balla pritet në Düsseldorf nga ministri i Brendshëm i Landit Nordrhein-Westfalen, Herbert Reul: Forcojmë bashkëpunim në fushën e sigurisë

16:15 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria do të forcojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike dhe policisë me Landin Nordrhein – Westfalen (NRW).




Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili u prit sot në Düsseldorf, nga Ministri i Brendshëm i Nordrhein – Westfalen, Herbert Reul, u shpreh se ka tashmë një projekt të përbashkët për t’u çuar përpara.

Në prag të ndeshjes së tretë të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, me Kombëtaren e Spanjës sonte në mbrëmje, ministri Balla i shprehu homologut gjerman mirënjohje për mikpritjen e ekipit kombëtar gjatë qëndrimit në këtë Kaiserau.

“Rreth 35 mijë qytetarë shqiptarë jetojnë në këtë Land dhe vlerësohet integrimi i tyre në jetën social-ekonomike”, theksoi ministri i Brendshëm Shqiptar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.