![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Dyseldorfi është pushtuar gjatë 24 orëve të fundit nga dhjetëra mijëra tifozë, të cilët kanë mbërritur në qytet për të ndjekur ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Spanjës që mbyll sfidat e Grupit B për këto kombëtare.
Edhe pse në qytet mbizotëron një atmosferë festive, me tifozët e dy skuadrave që janë bashkuar shpeshherë miqësisht gjatë gjithë ditës me këngët e koret, në qytet ka qenë një numër i madh forcash të rendit të pranishme. Megjithatë, duke mos pasur shumë punë për të bërë, për shkak të kësaj atmosfere shumë miqësore mes tifozerive, policët i janë kthyer… futbollit.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, disa prej policëve kanë marrë topin dhe bëjnë xhonglime e pasime mes tyre, duke mos ngurruar të shprehin talentin edhe para syve të tifozëve që kalonin aty afër dhe i duartrokitnin./ Nga Dyseldorfi, KRISTI SEJATLLARI