Kryesore

DOKUMENTI/ Apeli la Fredi Belerin në burg, kreu i FRESSH lëviz “gurët”, i kërkon KQZ-së zgjedhje të parakohshme në Himarë

18:46 - 26.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i FRESSH, Eugen Likaj, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit për të lënë Fredi Belerin në burg, i kërkon KQZ-së zgjedhje të parakohshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë.




Përmes një letre zyrtare të dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Likaj parashtron se duke qenë Beleri është një person i cili nuk mund të ushtrojë funksionin publik të kryetarit të bashkisë për shkak të vendimit të prerë të Apelit, të shpallet pavlefshmëria e mandatit të eurodeputetit grek, bazuar në dispozitat ligjore të Kodit Zgjedhor.

Kështu, për shkak të dënimit të Belerit, kërkohet nga KQZ-ja që kjo e fundit të përfundojë mandatin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë, i cili është nën akuzat e korrupsionit, e të organizohen zgjedhjet e reja të parakohshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë.

Dokumenti i dërguar nga kreu i FRESSH, Eugen Likaj


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.