Kryesore

Ndryshime në kabinetin qeveritar, Kryeministri Rama liron nga detyra dy zëvendësministra (EMRAT)

18:57 - 26.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me vendim të Këshillit të Ministrave janë liruar nga posti dy zëvendësministra. Bëhet fjalë përkatësisht për Artemis Malo dhe Besart Kadia, të cilët mbanin këtë post në ministrinë e Punëve të Brendshme.




Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, pika 2 dhe neni 6 të ligjit numër 9000, datë 30/01/2003, “Për organizimin e funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimet, të cilat do të botohen menjëherë në “Fletoren Zyrtare”.

Kujtojmë që Artemis Malo u emerua në këtë post në shkurt të 2022, ndërsa Besart Kadia në mars të vitit 2023.

VENDIMET E QEVERISË

V E N D I M 

PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Artemis Malo, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Besart Kadia, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.