Kryesore

“Nuk jam fugë politike!”-U kërkua përjashtimi i saj me pretendimin se nuk përmbush rolin e opozitës, reagon Flutura Açka: Sfidoj meraklinjtë politikë…

20:34 - 26.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar pas kërkesës së disa prej deputeteve për shkarkimin e saj nga kjo forcë politike, me pretendimin se ajo nuk përbush rolin e opozitës.




Përmes një postimi në Facebook, Flutura Açka shprehet se është një njeri institucional, e jo fugë politike.

Ajo shton më tej se largimi i saj do bëhet si një politikane institucionale.

Kryetarja e Komisionit të Arsimit dhe Medias i bën një ftesë të pazakontë deputetëve të cilët janë pozicionuar kundër saj: “I sfidoj meraklinjtë politikë, hapni listat me Shqipërinë, një zonë në votimet 2025!”, shkruan në Facebook.

Demokratja u drejtohet po këtyre deputetëve të cilët propozuan shkarkimin e saj se ata nuk mund të justifikohen me bashkimin e opozitës, pasi këtë të fundit e bashkojnë njerëz me zemër, e jo Salierët politikë të rritur hijeve, e që vrasin hije.”, shkruan ajo.

Postimi 

Ferra nga F(t)erra
dhe vuajerizmi mediokër opozitar
Unë jam njeri institucional dhe jo fugë politike. Do të iki kur duhet ikur si politikane institucionale.
Të paktēn nuk justifikoheni dot më që po bashkoni Opoziën.
Opozitën e bashkojnë njerëz me zemër, jo Salierët politikë të rritur hijeve, e qē vrasin hije.
Sa për opozitën time personale, é kanë parë dhe e vendosin shqiptarët.
I sfidoj meraklijtë politikë: hapni listat me Shqipërinë një zonë në votimet 2025!
Le të na gjykojnë shqiptarët vetë kë duan ose jo deputetë. Çështja është se skakierën e pritshme politike amorale, vetēm amoralët nuk e shohin.

 

LEXO EDHE:

“Nuk përmbush rolin e opozitës!” -Kërkohet shkarkimi i Flutura Açka, Bardhi kundër deputetëve: Dorë e shtrirë, jo përjashtim, hatërmbetje apo shkarkime

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.