Kryesore

“Fitorja vitin e ardhshëm në duart tona!” -Mblidhet Këshilli Kombëtar, Berisha: Misioni ynë shpëton Shqipërinë!

19:04 - 28.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotme Këshillin Kombëtar dhe është ndalur në misionin e kësaj force politike, duke theksuar se dy prej synimeve kryesore janë përmbushur.




Ish-kryeministri u shpreh i bindur se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, e se misioni i PD-së do të shpëtojë vendin tonë nga korrupsioni e krimi i organizuar.

Fillimisht Berisha falenderon mbështetësit e tij demokratë  si dhe rikujton vitin 1992, kur PD erdhi në pushtet për herë të parë, duke sjellë e një pjesë të fjalimit të atij viti: “Gëzuar ditën e parë të demokracisë”,u shpreh kryedemokrati.

Pas kësaj, ish-kryeministri shprehu sigurinë e tij për fitore në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Pjesë nga fjala e Berishës

Të nderuar drejtues të PD, anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

Fjalën time sot dua ta nis me një falenderim të madh, për secilin nga ju, ky falenderim shkon për ju, për çdo demokrate e demokrat, mbështetëse e mbështetës të PD, kudo që ndodhet sonte.

Ju falenderoj nga zemra për punën tuaj, sakrificat tuaja, qëndresën tuaj, instiktin tuaj të mprehtë kundër të keqes, për guximin e admirueshëm përbëllë presioneve dhe qartësinë tuaj përballë mashtrimeve.

Të gjitha këto atribute tuaja bëjnë që mbledhja e sotme e këtij forumi të ketë një rëndësi të veçantë, që nuk e ka pasur asnjë mbledhje tjetër qysh nga rithemelimi i PD, sepse nëse në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar, ne ende nuk kishim realizuar plotësisht asnjërin nga një nga tre objektivat tonë madhorë, sot ne mblidhemi pasi dy nga tre objektivat tonë më madhorë, për arritjen e misionit tonë, ne i kemi përmbushur.

Realizimi i këtyre dy objektivave bën që sot Shqipëria të jetë në një realitet të ri, që deri para pak kohësh do të ngjante i pamundur.

Shkurtimisht do ti dedikoj disa fjalë, dy objektivave që ne kemi arritur.

Por së pari do ta nis duke ju rikujtuar edhe njëherë, rëndësinë, qëllimin e misionit tonë.

Të dashur anëtare e anëtarë të Këshillit Kombëtar, demokrate e demokratë kudo që jeni.

Në mars të vitit 1992, kur PD erdhi në pushtet herën e parë, në fjalimin e fitores ju drejtova shqiptarëve me këto fjalë: Gëzuar ditën e parë të demokracisë.

Ato fjalë sintezojnë më së miri misionin e atëhershëm të kësaj partie, sepse me atë akt PD ndante epokat për Shqipërinë. Ato fjalë ndanë diktaturën ideologjike nga demokracia.

Në mënyrë të ngjashme, kur PD të fitojë vitin e ardhëshëm, dhe ua theksoj këtë: fitorja vitin e ardhshëm është në duart tona. Pra kur PD të fitojë vitin e ardhshëm, fjalimi i fitores do të hapet me fjalët: Gëzuar ditën e parë të rikthimit të demokracisë.

Kjo miqtë e mi është rëndësia e misionit tonë.

Misioni ynë ndan përfundimisht narkoshtetin nga demokracia.

Misioni ynë çliron përfundimisht Shqipërinë nga pushtimi më i egër i brendshëm që i është bërë këtij vendi.

Misioni ynë shpëton Shqipërinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.