![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 29 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Pukë për shkak të kultivimit të lëndëve narkotike.
Janë asgjësuar 183 bimë kanabisi në fshatin Gojan i Vogël, ku u ushtrua megaoperacioni policor i koduar “Territori i pastër”, me qëllim evidentimin dhe vënien përballë përgjegjësisë të gjithë personat e përshirë në kultivimin e lëndëve narkotike në vend.
Në pranga ra i riu me inicialet N.N., i cili ishte po banues në këtë fshat.
Njoftimi i policisë:
Pukë/Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Nga kontrollet intensive të territorit, gjenden në fshatin Gojan i Vogël dhe asgjësohen, 183 bimë cannabisi.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentua dhe u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gojan i Vogël, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën dhe asgjësuan 183 bimë cannabisi.
Si rezultat i hetimeve dhe i veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi N. N., 29 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.