AKTUALITET

Kreu 6 grabitje në zona të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 21-vjeçari

12:16 - 29.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar si autor të dyshuar të 6 grabitjeve të kryera në zona të ndryshme në Tiranë.




I riu me iniciale R. P., dyshohet se ka vjedhur 4 motomjete dhe 2 çanta, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, të ndarë në doza, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve.

 

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.

Dokumentohen me prova ligjore 6 vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës, nga një 21-vjeçar.

Sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi R. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer më shumë se një herë, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shtetasi R. P., dyshohet se ka vjedhur 4 motomjete dhe 2 çanta, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, të ndarë në doza, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.