AKTUALITET

Kryetari i LRE Arian Galdini në Bundestagun Gjerman: Liderët botërorë u frikësohen problemeve të Ballkanit por asnjëherë nuk vendosin gishtin në plagë!

10:47 - 29.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Lëvizjes së Re, Arian Galdini ka mbajtur një fjalim në Bundestagun Gjerman. I ulur këmbëkryq duke treguar për këtë traditë të Shqipërisë ai thekson se nëse duam vërtet t’i ndryshojmë gjërat në këtë botë ne duhet të sjellim shembuj.




 

Shqipëria me Kosovën janë aq të vogla sa dy dhomat e SPD dhe CDU bashkë.Dy shtete të cilat flitet sikur sjellin probleme të mëdha por ajo çfarë unë shoh është frika se këtu në Europë është Shqipëria e madhe ose Serbia e madhe. Ata u frikësohen problemeve të Ballkanit por asnjëherë nuk vendosin gishtin në plagë”- thotë Galdini në fjalimin e tij.

Pjesë nga fjalimi:

Në Shqipëri kemi një traditë. Nëse ke diçka të rendësishme dhe serioze duhet të ulesh kështu. Kjo është tradita jonë, i gjithë trupi i mbështetur në tokë, sepe kur e bën këte u tregon njerëzve se ajo cfarë ti thua është ajo cfarë ti vërtetë beson dhe se ti bën vetëm gjëra të cilave u beson vërtet. Kam ardhur vazhdimisht këtu në Berlin Gathering qëkur isha shumë i ri, fëmijë por vërej se diçka mungon. Shoh politikanë qëpredikojnë por nuk shoh shembuj që flasin. Nëse duam vërtet t’i ndryshojmë gjërat në këtë botë ne duhet të sjellim shembuj. Dëgjova dy debate dje, shumë të rëbndësishme. Debati mes deputetëve të parlamentit gjerman në seancën e hapjes  dhe mes dy të moshuarve të Deklarartës së Pavarësisë në SHBA, vëllezër dhe i njëjti brez me George Ëashington dhe Abraham Lincoln, Donald Trump dhe Joe Biden Ata vijën prej atyre kohëve prej të njëjtit brez.

Ajo cfarë dëgjova ishte shumë interesante sepse dje pashë dy deputetë të parlamentit gjerman duke debatuar se dhoma e kujt është më e madhe, ajo e SPD apo ajo e CDU, dhe pastaj po grindeshin për salcicen se cili prej tyre do të merrte atë. Tani po vij direkt tek thelbi, unë jam shqiptar. Është më e rëndësishme të thuash diçka të gjallë, sesa thjesht të OJF-izolohemi këtu. Unë përfaqësoj një vend të vogël dhe Shqipëria me Kosovën janë aq të vogla sa dy dhomat e SPD dhe CDU bashkë. Dy shtet të cilat fluitet sikur sjellin probleme të mëdha por ajo cfarë unëshoh është frika se këtu në Europë është Shqipëria e madhe ose Serbia e madhe. Ata u friësohen problemeve të Ballkanit por asnjëherë nuk vendosin gishtin në plagë, sepse ne në Ballkan u trembemu liderëve që qëndrojnë në pushtet për një kohë të gjatë jo Shqipërisë së madhe apo Serbisë së madhe. Ne u trembemi njerëzve që e keqpërdorin shprehjen :”Bukur qofshin paqebërësit.”

VIDEO-Fjalimi i plotë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.