![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Dalin pamjet e arrestimit të Astrit Avdylajt, “kokës” së bandës së Shijakut, i cili u vendos në pranga në banesën e tij ditën e sotme (29 Qershor).
Në pamjet e publikuara nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, shihet momenti kur efektivët e RENEA-s dhe policisë së Durrësit rrethojnë banesën e tij në Shijak.
Ai tentoi të largohet duke u larguar nga pjesa e pasme e banesës, por u vendos në pranga nga RENEA.
Në momentin e arrestimit Astrit Avdylit iu gjet edhe një pistoletë.
“Arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë Vendore të PolicisëDurrës dhe RENEA për gjetjen dhe ndalimin e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia në Shijak. Mbështetja për Policinë e Shtetit dhe rritja e bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit po konsolidon revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar”, shkruan Balla.