Kryesore

Futbolli shqiptar në zi! Ndahet nga jeta në moshën 81 vjeç legjenda Bejkush Birçe

11:35 - 30.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Futbolli shqiptar është në zi, pasi është ndarë nga jeta legjenda e futbollit Bejkush Birçe.




Presidenti i FSHF, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Birçes, ndërsa thotë se ai ka dhënë një kontributë të madh në futbollin shqiptar.

“Kemi humbur një njeri me karakter të fortë, një mik dhe një familjar shumë të mirë”, shkruan Duka.

“I pikëlluar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Bejkush Birçes!  Kemi humbur një nga njerezit me më shumë kontribute në futbollin shqiptar, si lojtar, trajner e drejtues në FSHF. Kemi humbur një njeri me karakter të fortë, një mik dhe një familjar shumë të mirë.

Në emrin tim dhe të komunitetit të futbollit shqiptar, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes, së afërmve dhe miqve, të cilët kanë humbur një njeri shumë të dashur për ta.  U prehsh në paqe Bejkush Birçe!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Dukës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.