Kryesore

Paraqitja e “Tre luanëve” në Europian, anglezët janë supersticiozë: Fajin e ka veshja e Sauthgejt

09:13 - 30.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Garet Sauthgejt është kritikuar për taktikat e tij në “Euro 2024”, por gabimi i tij më i madh mund të jenë veshjet e tij në stol. Dhe trajneri i Anglisë është ftuar nga “The Sun” t’u hedhë një sy statistikave më poshtë përpara ndeshjes së 1/8-ave të së dielës me Sllovakinë.




Dy gola plastike birre u hodhën drejt trajnerit të Anglisë pas barazimit me Slloveninë të martën. Anglia u bllokua në ndeshjen e fundit në grup, por gjithsesi arriti të fitonte vendin e parë në Grupin C. Kjo ndodhi pasi ata fillimisht vuajtën për një fitore 1-0 kundër Serbisë, përpara barazimit 1-1 të javës së kaluar me Danimarkën. Pavarësisht paraqitjeve jo në lartësinë e pritshme, djemtë e Sauthgejtit tani kanë një rrugë më të lehtë për në finale, që shmang superfuqitë e mëdha: Spanjën, Gjermaninë, Portugalinë dhe Francën.

Por shumë mendojnë se një triumf i mundshëm i “Tre luanëve” është shumë kilometra larg për shkak të taktikave të trajnerit të tyre. Ai eksperimentoi me Trent Aleksander-Arnoldin e Liverpulit në mesfushë në dy ndeshjet e para, një vendim që shkaktoi kritika të mëdha dhe më pas zgjodhi Konor Gallagerin e Çelsit në ndeshjen e tretë, një modifikim që tifozët mund ta shihnin qartë se nuk po funksiononte as para pjesës së parë. Pas paraqitjeve të tyre mbresëlënëse nga stoli, tifozët duan të shohin sulmuesit Kol Palmer ose Entoni Gordon të përfshihen në skuadër. Sidoqoftë, këto statistika duket se tregojnë se problemet e Sauthgejtit mund të mos kenë asnjë lidhje me lojtarët e tij.

SUPERSTICIOZ – Dhe nëse trajneri do të ishte supersticioz, atëherë ai mund të mendonte të ndërronte veshjen e tij, duke iu rikthyer asaj që e bëri atë një hero kombëtar. Jeleku me fat i Sauthgejtit në Kupën e Botës 2018 u shndërrua një ikonë mode pasi tekniku udhëhoqi “tre luanët” në gjysmëfinale për herë të parë që nga viti 1990. Në Europianin pasues, ai hoqi jelekun, por mbajti këmishën dhe kravatën, ndërsa Anglia shkoi deri në finale, vetëm për t’u mposhtur me penallti nga Italia. Në Kupën e Botës 2022, Sauthgejt nisi të relaksohej pak më shumë, kur bëhej fjalë për veshjen e tij në ditën e ndeshjes.

SPORTIVITETI – Ai zgjodhi një bluzë me zinxhir dhe një xhaketë për ndeshjet në Lindjen e Mesme, por Anglia u mund 2-1 nga Franca në çerekfinale. Sauthgejt u shfaq me një bluze me mëngë të shkurtra me zinxhir dhe xhaketë të ngjashme sipër në ndeshjen hapëse të Anglisë kundër Serbisë në “Euro 2024”. Megjithatë, në dy barazimet që kanë pasuar, ai u pa ta hiqte xhaketën teksa shikonte zhvillimet e ndeshjes nga stoli me një bluzë të bardhë me zinxhir. Sauthgejt ka një rekord fitoresh prej 57 për qindësh ndërsa mbante veshur jelekun dhe 100 për qind me vetëm një këmishë dhe kravatë në turnetë e mëdha. Në fakt, ai ka humbur vetëm një herë në 13 ndeshjet që ka mbajtur një kravatë, ndërsa ka fituar vetëm gjysmën e tetë ndeshjeve që ka shkuar me bluzën me zinxhir. Kështu që nëse e shihni atë përsëri me jelek apo me një këmishë dhe kravatë përpara ndeshjes kundër Sllovakisë, tani mund ta dini arsyen pse. Por nëse ai vazhdon trendin e tij aktual ata të “The Sun” paralajmërojnë: Prisni një shfaqje tjetër të zymtë të Anglisë.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.