Kryesore

Rrugëtimi i Shqipërisë në Europian, ish-mbrojtësi i Kombëtares: Silvinjo mund të luante edhe me skemën 3-5-2

07:47 - 30.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-mbrojtësi i Kombëtares Armend Dallku ka dhënë një koment në lidhje me atë që mund të kishte bërë ndryshe Silvinjo në kampionatin Europian me Shqipërinë:




“Rrugëtimi ka qenë shumë i mirë, shumë pozitiv, pasi është vetëm hera e dytë. Është eksperiencë e jashtëzakonshme, për federatën, organizimin, lojtarët dhe trajnerin. Futë këtu që ka qenë grupi i ferrit për neve, për fat të keq, por mendoj se kemi bërë ndeshje shumë pozitive.

Për mendimin tim, Silvinjo është dashur të luante pak me skemën, pasi në turne si ky duhet me rreziku pak me skemën. Ndoshta të luante me një formacion 3-5-2, t’u e pas parasysh që lojtarët tonë iu përshtaten skemës kur dihet se shumica luajnë në Itali me këtë sistem.

Mirëpo trajneri e ka mendimin e vet dhe të gjitha ndeshjet i fillon dhe i përfundon me skemën e njëjtë”, ka thënë ndër tjerash Dallku.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.