AKTUALITET

“Kohë e pamjaftueshme”- Vajza i jep lamtumirën e fundit shkrimtarit Ismail Kadare me poezinë e tij

19:18 - 01.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të madh Ismail Kadare i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm (1 korrik) ka zgjedhur që lamtumirën e fundit të atit t’ia japë me një poezi të tijën.




Poezia që vajza e tij ka zgjedhur të ndajë është ‘Kohë e pamjaftueshme’

Postimi i Besiana Kadare:

Kohë e pamjaftueshme

S’kam kohë të harroj shumë gjëra

Që nga mendja ti nxjerr përjetë.

Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat

Do t’më duhen së paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq për Danten,

Për frëngjishten tok me plazhet po aq,

Ndoshta gratë do të jem duke fshirë

Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.

Si udhëtari me peshë të tepërt

Para avionit që niset pas pak

I ngarkuar rëndshëm ende

Do t’afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq këtë barrë?

Ku ta hedh këte peshë, si?

Me të s’mund të zbres atje poshtë

Por as lart dot s’e lë kurrsesi.

I menduar gjer në çast të fundit

Nga mosthënia, nga pengu tragjik,

Një shenjë ndoshta të pakuptueshme

Do t’ju bëj të gjithëve e do ik.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.