LAJMI I FUNDIT

LIVE FRANCË-BELGJIKË/ Lojë e barabartë, “Gjelat” humbasin rastin e artë për avantazhin (VIDEO)

18:48 - 01.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Franca do të përballet me Belgjikën në orën 18:00 në stadiumin e Dyseldorfit, takim i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kampionatit Europian 2024.




“Gjelat” arritën të siguronin kualifikimin duke u renditur në vendin e dytë të Grupit D, me 5 pikë të grumbulluara në total. Francezët arritën të merrnin një fitore me Austrinë dhe dy barazime me Holandën dhe Poloninë. Në fakt, Franca tregoi shumë probleme gjatë fazës në grupe, dhe arriti të shënoi vetëm 2 gola, duke shtuar këtu që asnjëri nga ata nuk ishte me një aksion të rrjedhshëm që të finalizohej nga lojtarët e tyre. Sot ata duan t’i tregojnë botës se pse quhen pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut, por si fillim duhet të mundin “fqinjët” e tyre.

Belgjika nga ana tjetër, ka një rrugëtim pothuajse të njëjtë me kundërshtarët e sotshëm të tyre. Ata arritën të kualifikoheshin duke siguruar vendin e dytë të Grupit E, me 4 pikë të grumbulluara në total. Belgët morën një fitore me Rumaninë, një humbje me Sllovakinë dhe një barazim me Ukrainën. Të gjitha skuadrat në grupin e tyre e mbyllën me pikë të barabarta, por belgët patën fatin që nëpërmjet kombinimeve të dalin të dytët. Një formë tmerrësisht e keqe nga ana e tyre në këto 3 përballje të para, ku duket sikur kapiteni i tyre, Kevin De Bryjne, po e merr ekipin “zvarrë” që të mund të fitojnë. Askush nuk e sheh më si pretendente këtë kombëtare, ndryshe nga vitet e tjera që kanë qenë të barabarta me emrat “big” të Europës. Sot do të jetë prova vendimtarë që të tregojnë se sa vlejnë në të vërtetë.

REZULTATI LIVE | FRANCË-BELGJIKË 0-0

NGJARJET KRYESORE

34′ Kunde kroson nga krahu i djathtë drejtë zonës dhe gjen Turam, ky i fundit godet me kokë por topi shkon jashtë. (VIDEO)

29′ Karrasko tenton të gjejë De Bryjnen në zonë, por pasimi ishte me një kohë vonesë dhe topi largohet nga mbojtja franceze.

27′ Belgjika tregohet e rrezikshme tani, Doku driblon bukur nga krahu i majtë i zonës dhe hedh topin në qendër, sfera korrombolohet dhe shkon në këmbët e Karraskos, ky i fundit provon goditjen por bllokohet nga Teo Hernandez. (VIDEO)

25′ Rabio ndëshkohet me karton të verdhë, i treti për Francën.

24′ De Bryjne kroson në zonë nga goditja e dënimit, me topin që merr drejtimin nga porta duke detyruar portierin Menja ta pres me këmbë. (VIDEO)

23′ Faull në limitet e zonës i shkaktuar nga Grizman në dëm të Dokus, francezi ndëshkohet me karton të verdhë.

18′ Kombëtaret tentojnë të gjejnë hapësira ndërmjet linjave të mbrojtjes por nuk ja kanë dalë deri më tani.

15′ Tçuameni ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

14′ Karrasko “shpërthen” nga krahu i djathtë dhe i drejtohet zonës, atje i ndërhynë Teo Hernandez, belgët prentendojnë pë faull dhe karton por nuk është i të njëjtit mendim gjyqtari. (VIDEO)

14′ Mbape tenton goditjen nga krahu i majtë i zonës por topit devijohet duke shkuar shumë lart portës. (VIDEO)

12′ Grizman dhe Kunde kombinojnë bukur nga krahu i djathtë i fundores, me këtë të fundit që tenon pasimin drejtë zonës por aty nuk gjendet askush.

10′ Grizman provon goditjen nga jashtë zone, por që u duk më tepër si një pasim, që shkon drejtë e në duart e portierit belg.

6′ Hidhet një top i gjatë për Opendën nga krahu i majtë i mesit të fushës duke detyruar portierin Menja të dal nga zona e tij dhe të largoj topin.

5′ Nuk nxitohen skuadrat, tentojnë të studiojnë njëra-tjetrën

2′ Tçuameni kroson në ekstremin e zonës për Mbapenë, me këtë të fundit që tenton goditjen fluturimthi me të majtën por topi shkon jashtë.

1′ Starton takimi në Dyseldorf.

FORMACIONET ZYRTARE

FRANCA (4-3-1-2): Menja; Hernandez, Saliba, Upamekano, Kunde; Tçuameni, Kante, Rabio; Grizman; Mbape, Turam | Trajner: Didier Deshamp

BELGJIKA (4-3-3): Kastils; Theate, Vertonghen, Faes, Kastanje; Karrasko, Onana, De Bryjn; Doku, Lukaku, Openda | Trajner: Domeniko Tedesko

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.