AKTUALITET

Po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, AMP arreston punonjësin e policisë

18:57 - 01.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka arrestuar punonjësin e policisë, i cili u përfshi në një aksident në aksin rrugor Torrovicë – Balldre me mjetin e tij.




Sipas AMP, 48-vjeçari me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Tiranë, është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur”.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka arrestuar Inspektorin V.K., 48 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, në D.V.P Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur”.

Ai u përfshi në një aksident në aksin rrugor Torrovicë – Balldre me mjetin e tij, jashtë rrezikut për jetën”, njofton AMP.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.