LAJMI I FUNDIT

Ronaldo & CO kërkojnë kalimin për më tej, mësoni formacionet zyrtare të takimit Portugali-Slloveni

20:06 - 01.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Portugalia do të përballet kundër Sllovenisë, takim i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kampionatit Europian 2024.




Portugezët arritën të kualifikoheshin pasi u renditën të parët në Grupin F, duke grumbulluar në total 6 pikë. Fitoret kundër Çekisë dhe Turqisë respektivisht 2-1 dhe 0-3, ishin të mjaftueshme për Ronaldon me shokë që ta mbyllin fazën e grupeve si kryesues të grupit të tyre. Gjë që duhet përmendur është se në takimin e fundit, portugezët u “thyen” nga Gjeorgjia duke marrë një humbje me shifrat 2-0, por që nuk i lëkundën pozitat e tyre, pasi e kishin sigurua që në ndeshjen e dytë kreun e grupit. Megjithatë, sot portugezëve nuk do t’i lejohet as gabimi më i vogël, duke marrë parasysh që në letër, janë ekipi favorit për të kaluar më tej.

Sllovenia nga ana tjetër, e siguroi kualifikimin pasi u rëndit si ndër të tretat më të mira të të gjithë grupeve të Europianit. Ata arritën të koleksiononin 3 pikë, falë 3 barazimeve me Danimarkën, Anglinë dhe Serbinë, por që ishin të mjaftueshme për të kaluar më tej. Sllovenët i kanë shpresat e tyre te numri 1 i portës, Jan Oblak, por edhe te lojtarë të tjerë premtues si Benjamin Sheshko. Ata synojnë të shkruajnë historinë sonte dhe të kualifikohen për në çerekfinale.

FORMACIONET ZYRTARE

 

 

 

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.