AKTUALITET

VIDEO/ Goditje e rëndë për Anglinë, UFEA nis hetim për gjestin e turpshëm të Xhud Bellingam

19:30 - 01.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhud Bellingam shpëtoi Anglinë nga eliminimi në Euro 2024 me një roveshatë spektakolare në shtesën e ndeshjes ndaj Sllovakisë këtë të diel. Por tashmë mesfushori anglez është në telashe të mëdha dhe ka përfunduar në qendër të një hetimi zyrtar nga UEFA për shkak të gjesteve që kreu pasi shënoi atë gol.




Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, shihet Bellingam i cili bën një gjest duke vendosur duart në organet gjenitale dhe mendohet se ai i drejtohej pjesëtarëve të stafit të Sllovakisë. Lojtari nëpërmjet rrjete sociale shkroi se ishte një gjest drejtuar disa miqve të tij në tribunë në ndeshje.

Por kaq nuk ka mjaftuar për ta shpëtuar Bellingam nga hetimi i UEFA-s, që mund të sjellë edhe pezullim të tij për sjellje josportive. Një inspektor disipline është caktuar për të shqyrtuar pamjet filmike dhe kujt i drejtohej gjesti i Bellingam, për të përcaktuar më pas nëse kishte një gjest antisportiv të vërtetë të tij, apo ishte një shaka mes miqsh.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.