![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një hyrje e pa autorizuar e një avioni rus në hapësirën ajrore të Lituanisë, ka bërë që Ministria e Jashtme e kësaj të fundit të bëjë protestë diplomatike shtetit fqinj.
Avioni civil i linjës ajrore Pobeda hyri në hapësirën ajrore të Lituanisë mbrëmjen e së dielës, mbi detin Baltik për rreth një minutë. Ministria e Jashtme informon se mjeti fluturues kishte trajektoren nga aeroporti Vnukovo i Moskës në atë të Kaliningradit.
Lituania, fqinje me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusi, dikur drejtohej nga Moska, por tani është anëtare e NATO-s dhe BE-së.
Vendi ka treguar mbështetjen e tij për Ukrainën gjatë luftës dhe ka ofruar mbështetje ushtarake për vendin.
Shfaq Komentet (0)